Edhe pse Sali Berisha nuk ka ditë që nuk përmend “luftën e ashpër” që ka bërë ndaj Enver Hoxhës, sot e ka injoruar një datë të rëndësishme. Atë të demonstratës së parë antikomuniste, 34 vite më parë në Shkodër.
Teksa edhe në PD-në zyrtare të Lulzim Bashës ka mbretëruar e njëjta heshtje, çuditërisht kanë qenë socialistët që e kanë përkujtuar 14 Janarin e vitit 1990.
Kryebashkiaku i Shkodrës, Benet Beci shkruan:
“34 vite më parë, qytetarët e Shkodrës vranë frikën, në demostratën e 14 Janarit 1990. Të rinjtë shkodranë reaguan kundër sistemi diktatorial shqiptar duke tentuar të hiqnin bustin e Stalinit në kryeqendrën e veriut.
14 janari 1990 ishte dita e lirisë, që nisi në Shkodër, për tu shpërndarë më pas në të gjithë vendin.
Respekt përherë të rinjve shkodranë, që u bënë promotor të zhvillimeve demokratike në vendin tonë!”.
Postimi i Becit përmban edhe foton e mësipërme nga 14 Janari 1990.
Ndërsa foto më poshtë tregon Sali Berishën kur përpiqej të rrëzonte Enver Hoxhën:
javanews /a.rada
Benet Beci nje cope legen dhe hajn i te gjithe kraheve.
Duke mos pasur dhe as deshmuar kurrfare vlerash te tjera intelektuale dhe morale, ketyre brumbujve te haleve iu ka mbetur ” antikomunizmi ” si parulle prapa se ciles fshihet palacolleku i tyre.