Realiteti virtual po shndërrohet në shqetësim madhor. Tashmë të gjithë përdoruesit e rrjeteve sociale janë njëlloj të rrezikuar që të dhënat e publikuara në faqet e tyre personale, të keqpërdoren për qëllime bullizmi, kërcënimi dhe shantazhimi nga persona ‘fantazmë’ që fshihen pas llogarive false.
Mendoj që rastet më të rënda janë ato të vënies së gjobave, shantazheve, ku sot ka ikur grabitja apo vjedhja drejtpërdrejtë e qytetarit, por nëpërmjet rrjeteve sociale, nëpërmjet shantazhimit prej tyre, arrin të marrin shuma të konsiderueshme parash. Duhet të mbajë përgjegjësi penale dhe jo duke u konsideruar kundravajtje, por krim i rëndë administratorët e këtyre faqeve. Duhet të mbajë përgjegjësi penale, subjekti dhe administratori i subjektit. Të dy.
Çdo njeri që duhet të hapë një Instagram apo një llogari në rrjetet sociale, duhet të ketë një numër telefoni. Ky numër telefoni, po të shkoni e të kontrolloni tregun, shiten numra të cilët janë pa identifikim. Janë numra shqiptarë, anglezë apo edhe rumunë. Mund të jenë edhe nga ata që i takojnë dikujt tjetër që ka pretenduar se e ka mbyllur. Dhe kur vjen për ta përgjuar, për ta ndjekur, kontrolluar, figuron një tjetër person. Është një tjetër risk, një tjetër mundësi që devijon edhe hetimin nëse do të ketë.
Për juristin Saimir Vishaj ekspozimi i njerezve në rrjetet online po shoqërohet edhe me më shumë pasiguri. Ndaj masat duhet të jenë të ashpra.
“Duhet të jenë subjekt deri në pastrim produktesh të veprës penale. Atyre do t’i dhembë, sa i dhemb familjeve që ndodh me humbjen e një gruaje, të femrës, të fëmijës që bullizohen dhe shantazhohen, tu dhembë dhe këtyre. Mos të shihet si një faqe që transmeton një event, një batutë, por ta shikojnë edhe me syrin tjetër që po humbasin jetë njerëzish. Në qoftë se arma është një armë zjarri dhe vret, kjo është kaluar armës së zjarrit, po e kalon. Po parakalon me shpejtësi mënyrën e të vrarit të njerëzve”.
Ndërsa, për Softën më të rrezikuarit janë të rinjtë.
Rastet e vetëhelmimeve apo vetëvrasjeve nëpërmjet këtyre formave kryesisht i takojnë adoleshentëve, nga 17- 18- 22 vjeç dhe kemi gati 50- 60 raste të tilla në vit.
Ashpërsimin e ligjit për lundrimin më të sigurt në rrjete sociale, por edhe mbrojtjen e të dhënave personale e ka paralajmëruar, Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, si dhe ministrat Ulsi Manja dhe Taulant Balla.
/a.r