Një 26-vjeçar ka dhunuar dhe kërcënuar me mjet prerës një 63-vjeçar. I riu është arrestuar nga blutë e Elbasanit, të cilët kanë parandaluar edhe përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit.
Raportohet se i riu ka goditur me grushte e më pas e ka kërcënuar 63-vjeçarin, pas një konflikti për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.
/a.r