Pasi kaluan nga ferri në parajsë, duke rrezikuar shumë që edhe të eliminoheshin, por në fund të gjithë festuan si të çmendur për këtë sukses që mbart në vetë disa rekorde. Bayern Munchen arriti për herë të 15-të kualifikimin në fazën çerekfinale, më shumë se çdo skuadër tjetër.
Ndërsa trajneri Pep Gurdiola kalon të paktën në fazën çerekfinale në çdo sezon që kur ka nisur aventurën e tij si trajner. Kjo mbase ka qenë një arsye e forte pse Pep në dhomat e zhveshjes gjatë pushimit të pjesës së parë ka “kërcënuar” lojtarët e tij:
“Do iu pres ko… nëse nuk fitoni”, mësohet ti këtë thënë spanjolli lojtarëve, ka rrëfyer me shaka Thomas Muller pas përfundimit të ndeshjes.