Kuvendi ka mbyllur këtë të enjte seancën plenare të rradhës, teksa kërkesës së opozitës për të dërguar në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputetit socialist Rakip Suli, maxhoranca i është përgjigjur me 77 vota kundër.
Kuvendi miratoi gjithashtu një sërë prligjesh dhe marëveshjes, ndër të cilat, drafti për Menaxhimin e Kimikateve, si dhe ratifikimin e disa marëveshjeve si ajo me Gjermaninë për projektin e rezervatit ndërkufitar të biosferës në Prespë, apo marëveshjen me KE-në për aistencë financiare në fushën e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural.
Në dalje të parlamentit ka qenë ish kryeministri Sali Berisha i cili ka folur për median. Berisha e ka cilësuar rrëzimin e kërkesës së opozitës si një puç që qeveria vijon t’i bëjë kushtetutës, duke mos cuar në gjykatën kushtetuese mandatet e Rakip Sulit dhe Valentina Leskajt. Zgjidhja sipas ish kryeministrit është që qytetarët të çohen në këmbë dhe përmes mjeteve demokratike të rrëzojnë qeverinë e kryesuar nga Rama.
“Kusarizmi dominoi në parlament, ftoj qytetarët shqiptarë të japin të gjithë përgjigjen më të fuqishme me të gjitha mjetet më demokratike. Rakipi është njëri ndër peshqit e vegjël, por ata po mborjnë në fakt Edi Ramën dhe të gjitha vjedhjet që ai ka bërë me koncensionet. Ne e dinim shumë mirë që ky do të ishte votimi, ne erdhëm dhe i treguam shqiptarëve vullnetin tonë. Këta po vijojnë pucin”- tha Berisha.