Aleksandër Çipa duke e vlerësuar nismën e opozitën për nismën e ndërmarr për ngritjen e një Konfederatë, ka paralajmëruar atë që koha po mbaron dhe viti i ardhshëm është një vit elektoral.
“Nisma për Konfederatën është një nismë për organizëm të opozitarizmit por unë mendoj që e kanë marr pak me nge. Kur them me nge e kam parasysh se koha po shkurtohet dhe viti tjetër është një vit elektoral”, theksoi Çipa.
Në studion e “3D-së, Çipa u shpreh se, partitë tona janë në riminishencë me njëra-tjetrën, sepse duhet të kujtojmë që kur ish-lideri i PS-së, Fatos Nano vuante dënimin me burg, PS-ja vendosi një drejtim me bord ku ishin pesë N/Kryetarët e asaj kohe në parti dhe serish kishte flirte me PD-në e asaj kohe, ndaj dhe sot kujt do ja besojnë regjistrimin e kësaj Konfederate”.
/a.r