Pas sulmit të disa ditëve më parë në Ankara ku mbetën të vdekur nga shpërthimi i një bombe 37 persona, fotoja e dy miqve që shfaqen të qeshur po bën xhiron e botës.
Këta studentë, humbën jetën në dy sulme të ndryshme terroriste në Turqi në periudha të ndryshme.
Ali Deniz Uzatmaz, 19-vjeçar vdiq në muajin tetor të vitit të shkuar së bashjku me qindra njerëz të tjerë. Ai u vra në një sulm me bombë ndaj një demonstrate për paqe në Ankara, ngjarje të cilën qeveria i’a atribuoi Shtetit Islamik.
Atëherë miku i tij i fëmijërisë Ozankan Akus publikoi foton ku shkruante:
“Do të jetë gjithnjë në zemrat tona!” Por ai nuk do ta mendont se e keqja do prekte edhe atë pas shokut Akkus u vra të dielën, më 13 Mars në një atentat të ngjashëm terrorist, ku mbetën 37 viktima dhe të dyshuar për sulmin janë kurdët.