Ervin Salianji ishte ligjvënësi i parë në radhët e atyre që nuk iu bashkuan Berishës, i cili shkeli në selinë blu pas 2 vitesh për të bërë një deklaratë për mediat.
Qëllimi i kësaj deklarate sipas tij ishte për të përçuar mesazhin se opozita nuk po shpërbëhet pas masës së sigurisë ndaj Berishës.
Për ta përforcuar këtë, ai tha se edhe mbledhja e grupit e planifikuar ditën e premte duhet të bëhet në selinë e PD.
Ai tha se inkurajon SPAK që të hetojë Berishën dhe këdo tjetër në interes të publikut.
Salianji, një ish-bashkëpuntor i ngushtë i Bashës, e akuzon këtë fundit se kërkon të jetë një zgjatim i mazhorancës qeverisëse.
“Qartësisht në mendimin tim, jo si konspiracion por si gjykim i aktivitetit të tij publik, z. Basha përpiqet që të kapë një hapësirë në qeveri. Nuk është në opozitë është formacion ndihmësqeveritar”, përfundoi Salianji.
/f.s
Ti sali,i saliut je kokrra e legenit,ti te jeshe deputet ti je turpi i njerzimit,shkoni pase nji plaku vrases,ai eshte monster .