Quhet Vjola Sala, ka lindur në 14 Janar 1979, është beqare dhe jeton në Durrës.
Është gruaja që shihet në foton e siguruar nga opinion.al dhe është një e njohur e vjetër e gazetarëve në Tiranë.
Ju ka shkruajtur pothuaj të gjithëve, në fillim duke i ftuar që ti nxjerrin nga truri, rrezet që i kanë injektuar doktorët në Itali dhe që ajo i quan tortura psikotronike, një term i panjohur, me gjasë i shpikur prej saj.
Ju ka lënë të gjithëve takim dhe më pas, duke parë indiferencën e tyre i ka kërcënuar njëri pas tjetrit.
Zakonisht kërcënimet janë të dhunshme, shoqëruar me fjalë të pista dhe mllef.
Sipas të dhënave të opinion.al po kështu ka kërcënuar me vdekje dhe vrasje të fëmijeve politikane gra dhe burra.
Pretendon se një mjek nga Italia, përmes një vale elektronike i ka futur në distancë diçka në tru dhe e torturon.
Zakonisht ndërron profilet ne FB, por shumë prej tyre i përdor me emrin e saj të vërtetë.
Kërcenimet i ben në inbox dhe në wall. Zakonisht e nis duke dërguar peticione, që i drejtohen të gjithëve, politikanëve, gazetarëve dhe ambasadorëve.
Më poshtë po japim një pamje të profilit të saj të fundit në FB, një kërcënim që ka ardhur për një gazetar në Klan si dhe peticionin qe i ka çuar faqes sonë në vitin 2014!