Gjashtë institutet e Albanologjisë prej 1 janarit të 2024 i kaluan Akademisë së Shkencave. Por, pasi vendimi i Këshillit të Ministrave hyri në fuqi, këto gjashtë institute nuk janë më të tilla.
Ato cilësohen nga Akademia si njësi të përhershme të kërkim-studimit. Dhe nuk ndryshon vetëm emërtimi, pasi më 10 janar Akademia e Shkencave ka publikuar edhe një tjetër vendim, për ndryshimin e drejtorëve të instituteve.
Përveç Valter Memishaj që mban kreun e Gjuhësisë dhe Letërsisë, të gjithë drejtuesit e tjerë kanë dorëzuar mandatet për t’ia pasuar emrave të rinj, që ka caktuar kryesia Akademisë së Shkencave e firmosur Skënder Gjinushi, si kreu i kësaj akademie.
Në krye të Institutit të Arkeologjisë është vendosur Adem Bunguri, ndërsa në krye të Historisë Profesor Hamit Kaba. Olsi Lela caktohet Drejtor i Antropologjisë ndërsa Stefan Çapaliku në krye të qendrës së Studimit të Arteve.
Drejtuesit e rinj janë të përkohshëm deri në zgjedhjet që pritet të mbahen për kryesinë e secilit institut, ndërsa ata akademikë e kërkues shkencor që ishin në krye të instituteve, deri më tani, janë detyruar të dorëzojnë mandatin, edhe pse mandati i tyre përfundonte dy vite më pas.
/a.r