Familjarët e Saimir Sulës kanë protestuar sërish para Parlamentit Europian ditën e sotme.
Ata kërkojnë zbardhjen e ngjarjes, pasi trupi i Sulës mbërriti në atdhe pas zemër.
Motra e të ndjerit, Majlinda Sula, në pamundësi për të bërë analizën e ADN-së së zemrës në një laborator në Shqipëri, ka këkruar nga ministri i Drejtësisë Ulsi Manja, të dërgojë zemrën e vëllait të saj në një laborator jashtë vendit për analizë.
Familja e të riut deklaroi ndër të tjera se është e gatshme që ta paguaj vetë procedurën e ADN-së, por që duhet firma e Manjës, që të transportohet zemra drejt një laboratori në Belgjikë, Francë apo Austri.
/a.r