Deputeti socialist Erion Braçe, ka komentuar shtrenjtimin që s’ka fund, të ushqimeve në Shqipëri.
“Ushqehemi shume shtrenjtë, shuuuumë shtrenjtë
INSTAT tha dje se ne dhjetor, çmimet e ushqimeve u rriten me 2.38%; por ne krahasim me nje vit me pare-2022, çmimet e ushqimeve u rriten me 6.7%;
Pse?
Të gjitha bashkë i bëjnë perimet e frutat, bulmetin e mishin të shtrenjtë!
Se dyti, kemi problem me #IMPORTIN, TREGTARET dmth;
Dy faktore-renia e cmimeve ne tregjet nderkombetare dhe renia e forte e euros dhe dollarit, duhet te kishin passjelle çmime më të lira;
Në fakt-kane sjelle te njejtat çmime dhe fitime më të mëdha për tregtarët informaliteti masiv ne zinxhirin tregtar ua fsheh paranë e madhe.
Pra po ndodh qe, ushqimet e importit po tregtohen me te shtrenjta se jashte, por me te lira se prodhimi vendas-shkak cilesia ne prag skadence, duke e zhytyr edhe me prodhimin vendas ne padobishmeri, stoqe te pashitura, vecanerisht ne bulmet!
Praaaaaaa, tregjet miserable e të përqendruara në disa duar-dominuar nga importi, po vrasin prodhimin vendas; po mbajnë të shtrenjtë ushqimin e çdo shqiptari, vecanerisht te moshuarve”, shkruan deputeti socialist.
/f.s