Ish-kandidati për kryetar të Partisë Demokratike, Ibsen Elezi thotë se krijimi i një federate të opozitës, një ide e partive të vogla, është e pamundur, por edhe nëse opozita do të bashkohej, nuk do të sillte ndryshim.
Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Elezi u shpreh se partitë e vogla dhe Partia Demokratike, janë forca politike pa rregulla. Sipas Elezit, këto parti ishin bashkë në koalicion në vitin 2021 dhe humbën, ndaj kjo nuk mund të funksionojë.
“Nisma që propozojnë partitë e vogla është në interes të tyre, por nuk sjell ndryshim. Partitë e vogla dhe copat e Partisë Demokratike, në përballjen me Partinë Socialiste, me këtë situatë dhe konfigurim që kemi përpara, kanë shanse shumë të pakta. Janë parti pa rregulla, si të mbledhesh në një fshat shtëpi pa rregulla.
Nuk e mashtrojnë dot elektoralin, as demokratët. Gjithë plehrat bashkë, një strategji e Edi Ramës, nuk mund ta kopjosh atë. Nuk përbën risi nëse ftojnë njëri-tjetrin. Këta janë groteskë të gjithë në këtë lojë që po bëhet. Berisha në një krah duke mbledhur njerëzit besnikë të tij dhe Basha nga ana tjetër nga ngritur ata anti-berishë, kjo është në interes të Berishës. Berisha është i kënaqur nga kjo tablo”, theksoi ai.
/f.s