Ish-trajneri i Anglisë, Sven-Göran Eriksson ka zbuluar se ai është diagnostikuar me kancer dhe në skenarin “më të mirë” i ka mbetur rreth një vit jetë. Ai shkruan se pavarësisht kësaj, ka zgjedhur që të luftojë.
“Të gjithë mund të shohin se unë kam një sëmundje që nuk është e mirë dhe të gjithë supozojnë se është kancer, dhe është. Mirëpo duhet ta luftoj sa më gjatë. E di që në rastin më të mirë është rreth një vit, në rastin më të keq edhe më pak. Ose në rastin më të mirë mendoj edhe më gjatë. Është më mirë të mos mendosh për këtë. Ju duhet të mashtroni trurin tuaj. Mund të shkoja duke menduar për këtë gjatë gjithë kohës dhe të ulem në shtëpi dhe të jem i mjerë dhe të mendoj se jam i pafat e kështu me radhë. Është e lehtë të përfundosh në atë pozicion”, shkruan ai.
Eriksson, drejtoi Anglinë për pesë vjet përpara se të largohej pas Kupës së Botës 2006. Posti i tij më i fundit ishte si drejtor sportiv në klubin suedez Karlstad 11 muaj më parë, të cilën u detyrua që ta lërë për shkak të problemeve shëndetësore.
/a.r