Në një dalje për mediat, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se, vendi i tij nuk ka ndërmend të pushtojë përgjithmonë Gazën dhe as të zhvendosë popullsinë e tij civile.
Ai shtoi më tej se, shteti hebre “po lufton terroristët e Hamasit, jo popullsinë palestineze, dhe ne po e bëjmë këtë në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar”.
Ndërkohë, ushtarët e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) vazhdojnë të operojnë në Al-Maghazi dhe Khan Yunis. Trupat identifikuan një celulë të armatosur terroriste dhe e penguan atë teksa doli nga një pus. Gjatë aktivitetit u identifikuan tre terroristë që mbanin AK-47.
/a.r
Netanjahu po vepron si nji kriminel,me shkakun se do vrasim terroritat e hamasit ai po vret popullsine e pa fajshme te gazes.Personalisht netanjahu duhet denohet si nji kriminel lufte,vazhdon terrorin ndaje femijve,pleqve e grave,jane vrare me mija civile,Zhdukeni hamasin,po civilet.