Numri i pacientëve që paraqiten në urgjencë sidomos atë të Pediatrisë ka ardhur në rritje gjatë ditëve të fundit çka ka krijuar edhe fluks njerëzish në pritje pranë spitaleve.
Epidemiologu Dritan Ulqinaku tha në emisionin Now në Euronews Albani se në kushtet e një situate epidemiologjike, një mjek i urgjencës kryen deri në 80 vizita në ditë.
Sipas tij, nëse ndiqet standardi 20 minuta për një vizitë, urgjenca do bllokohej.
“Në rastet e fluksit nga statistikat tona një mjek kryen deri në 80 vizita në ditë. Në rastet që do ndjekim standardet e arta 20 minuta një vizitë urgjenca do bllokohet”, tha Ulqinaku.
Nga ana tjetër, kreu i urgjencës kombëtare, Skënder Brataj tha se një mjek mund të kryejë deri në 20 vizita në ditë, nëse llogaritet se duhen të paktën 20 minuta për një ekzaminim të hollësishëm dhe pushimet që duhet të bëjë mjeku gjatë punës.
/a.d