Ekstradohet nga Athina një shtetas i dënuar me 5 vjet burg.
Nga Zyra Qëndrore Interpol Tirana u krye ekstradimi nga Athina/Greqi, drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar:
Florenc NDOJ, 26 vjeç, lindur në Lezhë.
Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, me vendimin nr. 234, datë 20.02.2012, e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet burgim për kryerjen e veprës penale “Vjedhje e kryer në bashkëpunim“, parashikuar nga neni 134/2 i Kodit Penal shqiptar.