Anglia edhe edicionin e ardhshëm do të përfaqësohet me katër skuadra në Ligën e Kampionëve.
Eliminimi i Juventusit nga Liga e Kampionëve ka qenë një lajm i mirë për skuadrat e Premierligës, pasi edhe edicionin e ardhshëm do të marrin pjesë katër skuadra.
Tashmë edhe matematikisht Serie A nuk mund ta kalojë Premierligën edhe nëse Lazio sonte kalon tutje në Europa League.
Premierliga është me 3.9 pikë para Serie A, duke mbetur në pozicionin e njëjtë, por kjo mund të ndryshojë shumë shpejtë, nëse nuk ndryshon paraqitja e tyre në Evropë.
Kujtojmë se UEFA ka një koeficient që llogarit ndeshjet në 5 vitet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe Europa League, ku merren pikë për fitore dhe barazime në këto dy gara.