Banka Botërore parashikon se ekonomia shqiptare do të rritet me 3.2 përqind këtë vit. Në raportin më të fundit për Perspektivat Ekonomike Globale, parashikohet që rritja ekonomike për vendet e rajonit të mbështetet nga rritja e konsumit, ulja e inflacionit, rritja e shpenzimeve publike për projektet infrastrukturore të financuara nga BE dhe të ardhurat nga turizmi.
Shtetet me rritjen më të ulët në Ballkanin perëndimor pritet të jenë Bosnje-Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut. Në rang botëror, ekonomia pritet të rritet me vetëm 2.4 përqind këtë vit, niveli më i ulët i dekadave të fundit. Kjo për shkak të zvogëlimit të rezervave të kursimeve, rënies së kërkesës për shërbime, apo masat e ndërmarra për konsolidimin fiskal e shtrëngimet e politikave monetare.
Raporti shpjegon se kërcënim mbeten çmimet e larta të ushqimeve, të cilat pritet të zbuten mëtej këtë vit. Banka botërore parashikon që çmimet mesatare të naftës në vitin 2024 të ulen, por nga ana tjetër për të përballuar kriza të ngjashme vendet duhet të nxisin rritjen e pagave investimet e biznesit duke ulur pjesërisht financimin e tyre permes kredisë.
/a.r