Një ngjarje tronditëse u regjistrua në Greqi ditën e sotme, ku 50-vjeçari shqiptar Fatmir Terallari vrau kunatin e tij 33-vjeçar Erjon Pelivani, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën për 9 vjet.
50-vjeçari e kreu krimin pasi mësoi nga vajza për detajet e rënda, teksa së fundi 33-vjeçari e kishte shantazhuar edhe se do t’i publikonbte video intime nëse nuk i jepte para.
Mediat greke shkruajnë se kur vajza i ka rrëfyer babait veprimet e tmerrshme të Pelivanit, ai i ka thënë “se do ta zgjidhte” ai.
Siç është bërë e ditur, 33-vjeçari ka përdhunuar vajzën 18-vjeçare që në moshën 9-vjeçare, ndërsa kur ajo u rrit dhe mbushi moshën rreth 12-vjeçare, ai filloi ta filmonte dhe fotografonte në pozicione të pahijshme.
Ai dyshohet se i ka mbajtur për vete pamjet video dhe më pas ka shantazhuar vajzën. Kur ajo ka filluar punën herë pas here, ai dyshohet se e ka marrë në telefon dhe i ka kërkuar që t’i jepte paratë që po fitonte, nën kërcënimin se do të publikonte materialin që posedonte.
/a.r