Policia e Kosovës njofton se ka ndërhyrë për nxjerrjen nga banesa të një shtetaseje të mitur, e cila ishte konstatuar e mbyllur brenda saj prej disa kohësh.
Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari që dyshohet se, pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën, e kishte mbyllur në banesë. Pas marrjes në pyetje, i dyshuari është lënë nën masën e arrestit deri në sqarimin e plotë të ngjarjes.
“Kaçanik 09.01.2024. Viktima femër kosovare (e mitur) ka raportuar se është mbyllur brenda në banesë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore ku kanë thyer derën e objektit dhe kanë liruar viktimën. Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari kosovar që dyshohet se pasi kishte kryer marrëdhënie seksuale me viktimën e kishte mbyllur në banesë dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, njofton Policia e Kosovës.
/a.r