Analisti Frrok Çupi ka deklaruar në emisionin “Real Story”, se Lulzim Basha po pret një masë tjetër nga SPAK për Sali Berishën, në mënyrë që të “thyej” heshtjen.
“Unë e kam të qartë pse nuk flet Basha. Është një arsye që Basha, më mirë i vëzhgon këto ngjarje sesa merr pjesë. Për arsye të shkathtësisë së mendimit nuk mund ta elaborosh aq shpejt një gjë që ndodhë.
E dyta, problem tjetër është që ju e dini që Basha qendron aty për arsye të një qendrimi pro amerikan në kohët më të vështira të politikës së SHBA. Ai qendron aty për PD-në.
Ashtu siç po i vijnë rrotull, me qendrime më të forta, siç është Alibeaj, Bejko, etj. Kështu që ai po pret një sinjal se si do të reagojë, e dyta po pret një tjetër masë të SPAK ndaj Berishës”.
Ndërsa, analisti Artur Zheji e ka konsideruar heshtjen e Bashës tendencioze. Sipas tij, heshtja bën përshtypje, pavarësisht vullnetit të mirë për ta mirëkuptuar.
“Heshtja bën përshtypje, pavarësisht vullnetit të mirë për ta mirëkuptuar, mendoj që kur njeriu hesht kaq gjatë, është një heshtje tendecioze dhe në fund të fundit bëhet një heshje elokuente.
Basha bëri aktin që e nxorri nga grupi parlamentar Berishën. Gaz Bardhi bëri aktin që përjashtoi nga PD Berishës, tani është prapë aty, shkon, e njeh si lider. Nga ana tjetër, Berisha është në arrest shtëpi, sado e mbrojt nga deklarata e Argitës, nuk i shkon të shprehi gëzim publikë se Berisha është në arrest”.
/f.s