Gripi i derrit ka ngritur alarmin te autoritetet italiane, pasi dy vdekje janë shënuar brenda pak orësh në spitalin San Bortolo të Viçenzës.
Të dy viktimat ishin të prekur nga virusi. I pari ishte një 55-vjeçar që tashmë vuante nga patologji të rënda. Ai humbi jetën të dielën e 7 janarit, ndërsa vdekja e dytë daton mëngjesin e së hënës, më 8 janar dhe viktima është një 47-vjeçar i cili vuante nga çrregullime të mëparshme.
Për momentin në spitalin e Viçenzës ndodhen edhe pesë pacientë të tjerë të shtruar në reanimacion, të gjithë në rrezik për jetën. Të gjithë pacientët që janë shtruar në njësinë e kujdesit intensiv të San Bortolo-s jetojnë kryesisht në kryeqytet dhe mosha e tyre është nga 50 deri në 70 vjeç.
/f.s