Sali Berisha ka zgjedhur që të vijojë betejën e tij me drejtësinë, mirëpo në një rrugë që jo të gjithë e prisnin. Ditën e sotme, ai ka publikuar një libër që mban titullin “Faktet dhe dokumentet e fshehura nga SPAK për arrestimin politik të Sali Berishës”.
Ka qenë vetë ish-kryeministri që ka bërë me dije lajmin, teksa shkruan se dosja e tij është montuar nga Edi Rama.
“Të dashur miq, cilido që është i intersuar për të vërtetën e arrestimit politik të liderit të opozitës Sali Berisha, mund të lexojë në këtë raport (gjeni link në fund) të vërtetën me dokumenta zyrtare të fshehura nga prokurorët politik, merecenarë se dosja Partizani është Piramid mashtrimi e bazuar në kallzimin e rremë të Taulant Ballës me datë 01/12/2020. Dosja fillim dhe mbarim është e montuar me urdhër të Edi Ramës në stilin e vjetër të sigurimit të shtetit duke fshehur, injoruar qindra dokumenta zyrtare që faktojnë se nga alfa tek omega në këtë dosje nuk ka asnjë shkelje ligjore, nuk gjendet asnjë shkelje ligjore, fakt apo dokument që të fajësoj Sali Berishën dhe Prof. Jamarbër Malltezi. Sikundër nga dhjetra punonjës të qeverive të djathta dhe të majta që nga viti 1995 deri në vitin 2009 kanë firmat e tyre në dokumentat e kësaj dosje nuk janë në ndjekje penale sepse kanë zbatuar strikt ligjin. Në të gjithë procesin e njohjes, kthimit të pronës tek pronarët e ligjshëm dhe privatizimit të objekteve të ndertura mbi pronën e tyre nuk ekziston asnjë vendim i firmosur nga Sali Berisha dhe asnjë dëshmi e ndonjë punonjësi se ka patur presion prej tij.
Në këtë proces shteti nuk ka pësuar asnjë dëm qindra pronarë të ligjshëm ndër të cilët edhe Prof. Malltezi kanë marrë pronën e tyre të konfiskuar 60 vite më parë nga diktatura koministe. Nga vitet 2006 në vitet 2012 në sajë të reformave të qeverisë rreth 510 mijë pronarë të ligjshëm morën me kthim ose kompensim 1.577.400.000 m2, Malltezi njëri prej tyre ka marrë 410 m2 tokë të trashëguar nga familja e tij.
Masat e sigurisë arresti në shtëpi dhe heqja e të drejtës së komunikimit të liderit të opozitës Sali Berisha si person në hetim i papyetur asnjëherë rendit Shqiperinë me Rusinë e Putinit, Ugandën e Musevinit, Iranin e Ajetullahve dhe Myonarin e juntës ushtarake.
Me këto masa Edi Rama dëshmon se është bir i denjë i babait të tij Kristaq Rama, i cili si zëvendës i Ramiz Alisë dhe Zonjës së zezë Nexhmije Hoxha, bashkëshortes së diktatorit Hoxha, firmosi varjen publike më 10 gusht të vitit 1988 të poetit Havzi Nela për vargjet e tij, për fjalën e lirë dhe të drejtat e njeriut”, shkruan Berisha.
Që prej 30 dhjetorit, Sali Berisha është në arrest shtëpie pasi akuzohet për korrupsion pasiv në rastin e privatizimit të ish-kompleksit Partizani. SPAK njofton Berisha ka kryer veprime konkrete, si kryeministër, me miratime ligjesh dhe aktesh nënligjore, nga të cilat përfitoi dhëndri i tij, përmes privatizimit të pronës shtetërore- kompleksi sportiv Partizani.
Berisha i ka hedhur poshtë akuzat si të pabaza, duke i cilësuar si sulme politike të kryeministrit Edi Rama.
/f.s
C’lidhje ka SPAK (dhe padia per “Partizanin”) me non-gratan e USA dhe Anglise ? Lesh me qime