Ditën e sotme do t’i jepet lamtiumira 23-vjeçarit Gëzim Sinomati, i cili u vra në ballkonin e banesës së tij mbrëmjen e së dielës, 7 janar.
Sinomati ishte duke pirë cigare në ballkon, kur u qëllua me plumb në kokë, nga persona ende të paidentifikuar.
Sakaq, Vlora ditën e sotme është blinduar nga forca të shumta policie, për shkak se i ati i viktimës, Sokol Sinomati ka marrë leje nga burgu i Peqinit dhe do të jetë i pranishëm në varrimin e të birit.
Dhjetëra makina policie kanë shoqëruar Sinomatin, ish-anëtarin e bandës së Gaxhait, të njohur si “buzëderri”.
Sokol Sinomati rezulton i dënuar për vrasje në 3 janar të vitit 2000, ku gjatë një tentative për të ekzekutuar Sokol Nuhon, qëlloi gabimisht Luigj Xhafën, kalimtar të rastit me biçikletë.
Në 2014 Gjykata e Lartë atëherë me relator Edmond Islamaj vendosën që Armando Sulejmani (Cipuri) dhe Sokol Sinomati me pseudonimin “Buzëderri”, të dy ushtarë të bandës së Gaxhait, të mos dënoheshin me burgime përjetë si pjesëmarrës në bandën e armatosur të Gaxhait, por të dënoheshin me akuzën e “Vjedhjes me dhunë” në bashkëpunim me 16 vite burgim.
Por duke qënë të dënuar për një tjetër krim në Vlorë, në vitin 2002 në Skelë, ku i vrarë mbeti Elton Tato dhe u plagos Robert Boraku, Sinomati mbeti në burg.
Si ndodhi krimi që tronditi vlorën
Gëzim Sinomati, i pagëzuar me emrin e xhaxhait të tij, vrarë në 1997, gjatë një përplasje bandash, po qëndronte në ballkon, pranë Poliklinikës së Vlorës, kur e qelluan me plumb në kokë.
Ekzekutimi besohet u bë me snajper. Disa minuta më vonë, policia gjeti një makinë tip “BMW” duke u djegur në lagjen “24 maji” e cila besohet se i përket autorëve. Policia po heton dy pista. Mendoshet se ekzekutimi të jetë bërë nga makina tip “BMW” e cila ishte e parkuar poshtë pallatit ose nga ndonjë objekt përballë.
Në zonë, në lagjen “Hajro Çakerri” atë kohë rreth orës 22:00, (7 janar 2024) energjia mungoi dhe për 10 minuta ishte errësirë e plotë.
Duket se kjo gjë e nxori në ballkon për të pirë cigare 22 vjeçarin që u vra. Nuk dihet nëse, ikja e dritave ka qenë e qellimshme, apo rastësi. Dyshohet për tre autorë, njeri ekzekutuesi, kurse makina rezultoi me targa të dubluara në fushë-Krujë.
22 vjeçari kishte ardhur nga Belgjika për të festuar Vitin e Ri më nënën e divorcuar. Edhe pse kanë kalaur dy ditë nga ngjarja policia nuk ka asnjë gjurmë nga autorët të cilët përfituar nga errësira dhe u larguan. As arma e krimit dhe nuk është gjetur dhe gjithashtu mungojnë edhe gëzhojat në vendin e krimit.
/f.s