Kryeministri Edi Rama mbledh ditën e sotme qeverinë për të përcaktuar prioritetet e punës për vitin 2024. Takimi do të mbahet në Lezhë, Shëngjin, aty ku pritet që të ngrihet edhe qendra për pritjen e emigrantëve, pas marrëveshjes së bërë me Italinë, nëse “Kushtetuesja” do të japë “ok”.
Të pranishëm do të jenë ministra, drejtues politikë, kryetarja e Kuvendit, kryetarët e komisioneve të Kuvendit, por edhe drejtorë të drejtorive më të mëdha në vend.
Deri më tani nuk flitet për ndryshime në kabinetin qeveritar, e ndërsa jo më pal se dje kryeministri surprizoi duke krijuar ministrinë e re atë të Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, e cila do të bashkojë në një të vetme pjesët që aktualisht funksionojnë të ndara në ministritë respektive të Financave dhe Ekonomisë e të Kulturës. Në krye të kësaj ministrie do të jetë Blendi Gonxhe.
Takimi do të zgjasë dy ditë.
/a.r