Një makinë është përplasur me gardhin rrethues të Shtëpisë së Bardhë në Shtetet e Bashkuara duke ngritur në këmbë policinë e Uashingtonit dhe shërbimet sekrete që sigurojnë zonën.
Sipas të dhënave paraprake, një mjet është përplasur me kangjellat e kompleksit, teksa drejtuesi i tij është arrestuar në kushtet e flagrancës.
Zëdhënësi i shërbimeve sekrete, Anthony Guglielmi deklaroi për mediat se ende nuk dihet dinamika e kësaj ngjarje, teksa drejtuesi i mjetit po merret në pyetje për të zbuluar qëllimet e tij.
/a.r