Nike ka prezantuar më në fund atletet vetëlidhëse, të cilat do të dalin në shitje gjatë këtij viti. Atletet quhen HyperAdapt 1.0, dhe përbëjnë shembullin e parë të sistemit të “lidhëseve adaptive” të Nike, transmeton Gazeta Express.
Kur fusni këmbët në këto atlete, shputat tuaja do të prekin një sensor, dhe sistemi do të fillojë automatikisht shtrëngimin e atleteve, ka shpjeguar Tiffany Beers nga Nike.