Një komentatore bukurie me shumë tatuazhe në trup, që pozon nudo në rrjet dhe admiron shamanët, është lejuar të kandidojë kundër Vladimir Putin në zgjedhjet presidenciale ruse.
39-vjeçarja Rada Russkikh, e fiksuar pas ndërhyrjeve estetike është quajtur nga mediat vendase “kandidatja e tmerrit” ndërsa pranon se nuk është e interesuar të marrë postin nga Putin, por e bën këtë për të sensibilizuar për manipulimin e zgjedhjeve në përgjithësi, shkruan rrjeti britanik Metro.co.uk
Kritikat kryesore të Russkikh ndaj Putin janë menaxhimi i ekonomisë, e cila është përkeqësuar nga lufta në Ukrainë.
“E kuptoj pse ankohen shumë për rusët, sepse ne i sjellim botës jo vetëm femra të bukura dhe artistë makijazhi. Nuk mund të fshihemi më pas letërsisë ruse apo heroizmave të së shkuarës”, thotë ajo, duke përmendur më tej pasionin për kirurgjinë estetike duke treguar me krenari naive se ka bërë 16 operacione.
Modelja tregon më tej se admiron shëruesit natyrorë, të njohur si shamanët, teksa ishte takuar me çiftin e famshëm të shëruesve të ritualeve Magua e Tina, në Meksikë.
Ajo thotë se eksperienca ishte fillimisht shumë shpirtërore por çuditërisht më pas dyshja “kishin dëgjuar zëra në kokën e tyre që i thonin ta vrisnin të ftuarën”, kështu që ajo mezi kishte arritur të largohej e të shpëtonte.
Russkikh ka rreth 700,000 ndjekës në rrjetet sociale dhe emri i saj është pranuar tashmë nga komisioni zgjedhor si kandidate.
Por kritikët thonin se kandidatura e saj është një lojë promovuesve për zgjedhjet në Rusi, çka përmirëson gjithashtu dhe imazhin e kandidatëve të mëdhenj, përfshi dhe Putin.
Një tjetër kandidat i mundshëm opozitar Mikhail Khodorkovsky, u burgos me akuza të dyshimta, dhe tani është larguar drejt Britanisë.
Një tjetër kandidat spekulohet se mund të ishte ishte i mercenarëve Wagner, Yevguney Prigozhin, por ai vdiq në një aksident të dyshimtë ajror në gusht 2023, shkruan Metro.
Shumë kandidatë të vegjël që po regjistrohen për të garuar me Putin janë vetëm emra liste që nuk pritet të marrin 10 përqind të votës./m.j