Sekretari i marrëdhënieve me publikun në PD, Edvin Kulluri shprehet se Berisha nuk do mund të realizojë qëllimin për marrjen e drejtimit të Partisë Demokratike pasi Kuvendi i 11 Dhjetorit ka defekte të rënda procedurale.
“Mosdorëzimi i firmave në Kryesi dhe mospublikimi i firmave kanë qenë dy gabime të rënda. Gjykata gjykon procedurën”, shprehet ai.
Sipas Kullurit, Berisha me sjelljen e tij që prej marrjes në hetim nga SPAK po tregon se është mbi ligjin, mbi gjykatat, mbi kushtetutën dhe mbi SHBA.
“I duhet uruar suksese në luftën që po bën me gjithë botën, me Sekretarin e Shtetit dhe DASH, me Edi Ramën, me Lulzim Bashën, me SPAK”, tha Kulluri.
Ai shtoi se situata në PD është sureale dhe nuk ka lidhje me realitetin duke e krahasur dhe me sjelljen e Hitlerit në fundin e Luftës së Dytë Botërore.
/f.s