Prezantuesja izraelite Lital Shemesh është shfaqur në transmetimin e drejtpërdrejtë në Channel 14 me një armë në bel. Kjo lëvizje e emrit të famshëm të ekranit pati një impakt të madh në mbarë botën.
Ky incident, u shpërnda në rrjetet sociale me deklarata si “Gratë po armatosen”.
Ajo që vihet re është se në rrjetet sociale spikerja shfaqet në një poligon ku i bën thirrje izraelitëve të merrnin armët.
Ajo u shpreh për mediat vendase, se sulmi i befasishëm që la rreth 1200 të vdekur ishte një holokaust i dytë për Izraelin, teksa është shprehur se armën e mban për vetëmbrojtje.
/a.r