Shpërthimi më i fortë i energjisë në diell që nga viti 2017,s u vëzhgua nga studiuesit e NASA-s, në natën e Vitit të Ri. Sipas tyre, shpërthimi mund edhe të shkatërronte satelitët dhe sistemet GPS.
Observatori Diellor i agjencisë amerikane të hapësirës zbuloi lëshimin e fuqishëm të energjisë të dielën, me stuhi rrezatimi që mund të prekin komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e navigimit dhe të rrezikojnë anijet kozmike dhe astronautët.
Pamjet tregojnë një zonë me shkëlqim në diell, e cila bëhet më e ndritshme përpara se të shpërthejë dhe të lëshojë flakë . NASA tha se hera e fundit që vëzhgoi një shpërthim të tillë ishte më 10 shtator 2017, kur u regjistrua një shpërthim që shkaktoi ndërprerje të radios për orë të tëra.
“Blapsat diellore janë shpërthime të fuqishme energjie. Flakët dhe ndezjet diellore mund të ndikojnë në komunikimet radio, rrjetet e energjisë, sinjalet e navigimit dhe të paraqesin rreziqe për anijen kozmike dhe astronautët ”, tha NASA në një deklaratë.
Administrata Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) e SHBA sqaroi se publiku i gjerë nuk ka asgjë për t’u frikësuar nga ky shpërthim, por zbuloi se shpërthimi fillestar i rrezatimit shkaktoi ndërprerje të energjisë mbi Oqeanin Paqësor . Qendra e Parashikimit të Motit Hapësinor të NOAA (SWPC) ka parashikuar se Toka mund të përjetojë – për një kohë – një stuhi të vogël gjeomagnetike, një shqetësim i përkohshëm në magnetosferën e Tokës që mund të ndikojë në funksionimin e satelitëve.
/a.r
2023 closed out with the most intense solar flare since 2017
Visuals reveal a luminous area on the sun prior to erupting into an X5 flare.
The flare peaked at 31/4:55
EST/EDTSource: NOAA pic.twitter.com/B0SM69ynhG
— Adrian Dittmann (@AdrianDittmann) January 3, 2024