Sihana dhe Amari janë dy bebet e para që kanë ardhur në jetë në minutat e para të Vitit të Ri 2024 në Shqipëri. Vogëlushët kanë ardhur në jetë në Qarkun e Tiranës, në dy maternitetet e kryeqytetit, “Mbretëresha Geraldinë” dhe “Koço Gliozheni”.
Shqipëria është bekuar me vajzë dhe me djalë, me Sihanën e cila ka ardhur në jetë në orën 00:01 pas mesnate, kurse Amari ka lindur disa minuta më pas.
Ajo ka theksuar se qeveria do të vijojë me programet për mbështetjen e fëmijëve, sikurse është edhe bonusi i bebes për të gjithë fëmijët të cilit lindin në Shqipëri. “Do të vazhdojmë të mbështesim familjet dhe të porsalindurit në vendin tonë”, është shprehur ministrja Albana Koçiu.
Kryeministri Edi Rama ka ndarë lajmin dhe pamjet ne ffaqen e tij në rrjetet sociale. “Mirë se erdhe AMAR dhe SIHANA. Është djalë fëmija i parë i vitit 2024, që lindi shëndosh e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”, me të trokitur ora 00:00 Pak sekonda pas ndërrimit të viteve erdhi në jetë edhe bebi i parë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”. Jetë të gjatë dhe paçi këmbën e mbarë”, shkruan Rama.