Me këtë titull Daily Mail ironizon atë që ndodhi në një prej festivalëve më të mëdhenj sportivë në Angli.
Në Cheltenham Festival, i njohur prej shekujsh për garat e kuajve, ku luhen miliona sterlina baste, por edhe ku marrin pjesë elita e vendit, u shënuan disa incidente.
Fillimisht, dy futbollistë profesionistë, Samir Carruthers, 22 vjeç dhe James Collins, 25 vjeç, nxorën organet gjenitale dhe urinuan brenda në gotat e tyre.
Më pas, përmbajtjen e gotës e hodhën nga ballkoni i lozhës së tyre private mbi turmën që po ndiqte garat.
Jo vetëm kaq, por modelet Jessica Hayes dhe Katie Salmon u fotografuan duke nxjerrë gjoksin jashtë për turmën poshtë.
Policia thotë se këto janë incidente të shpifura, por thotë se nuk ka nisur një hetim.
Ndërkohë drejtuesit e festivalit thonë se i kanë ndaluar ata që të vijnë më aty.
Mapo