Dy të kërkuarit nga policia belge, që u arratistën dje pas të shtënave në Forest të Brukselit, janë arrestuar sot.
Lajmi është bërë i ditur nga gazeta “Dernier Heure”, e cila thotë se janë dy vëllezër. Ata thuhet se janë dy vëllezër.
Operacionet e policisë dhe kërkimet për ta janë kryer në orët e para të mëngjesit të sotëm. Tashmë çdo gjë është në qetësi në Bruksel dhe paniku ka mbaruar. Janë hequr shiritat e sigurisë dhe trafiku është kthyer në normalitet. Edhe shkollat në zonë janë rihapur.
Kryeministri Charles Michel ka bërë thirrje për mbledhjen e Këshillit të Sigurimit Kombëtar sot. Teksa policia tha se pritet që të ketë operacione të tjera blitz antiterror në vend.
Gjatë operacionit pati edhe shkëmbim zjarri, ku katër oficerë policie u plagosën. Ata ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Njëri prej tyre është efektiv i policisë franceze, që mori pjesë në operacion.
Para arrestimit të dy të kërkuarve, Brukseli ishte në gjendje të lartë gatishmërie, ndërkohë që frika ishte mbizotëruese te njerëzit, pasi nuk e dinin konkretisht për çfarë bëhej fjalë dhe kush ishin të kërkuarit.
Ndërkaq, për personin që mbeti i vrarë në shkëmbim zjarri me policinë nuk ka pasur detaje, vetëm është sqaruar se nuk është i shumëkërkuari Salah Abdeslam, një prej atentatorëve të Parist më 13 nëntor të vitit të jaluar.