Një tërmet me mangnitudë 3.7 ballë i shkallës rihter ka goditur Shqiëprinë gjatë orëve të para të mëngjesit të së mërkurës.
Lëkundjet janë ndjerë në ultësirën perëndimore, në zonën bregdetare të vendit, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar apo dëme.
Lëkundjet janë ndjerë në orën 4.22 minuta, me epiqendër 23 km nga Vlora. Sipas raportimeve lëkundjet janë ndjerë edhe përtej Adriatikut, në qytetin italian të Leçes.