Policia italiane ka njoftuar shkatërrimin e një bande italo-shqiptare e trafikut të kokainës. Sipas mediave italiane, ka qenë prokuroria e Parmës që pas hetimeve ka lëshuar 9 urdhër arreste për pjesëtarët e bandës, por pa bërë të ditur identitetet e tyre.
Banda akuzohet se kontrollonte trafikun e drogës në provincën e Parmës. Policia ka njoftuar se do të japë të tjera detaje rreth operacionit në një konferencë për shtyp.