Kryeministri Edi Rama në konferencë e tij të fundvitit është pyetur pak pas vendimit të GJKKO-së për të pranuar kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me policë tek dera për ish-kryeministrin Sali Berisha.
Gjykata ka vendosur arrest shtëpie për berishën, a është kjo fitore për partinë tuaj ky vendim?
Rama: Kurrë nuk është fitore e një partie arrestimi i dikujt të cilës do partie. Kurrë.
Kreu i qeverisë shqiptare tha se për hetimet ndaj Berishës nuk ka asnjë koment me dikë që është shpallur non grata nga SHBA.
‘S’kam asnjë koment nuk merrem me dikë që është shpallur non grata nga SHBA e kam thënë qysh në krye të herës. Ëndrrat e mia janë shumë më të mëdha sesa të lidhura me persona të zaptuar. Nuk shoh në ëndërr sesi dënohen njerëz. Nuk kemi asnjë arsye që të mendojmë për këtë ne kemi shumë punë për të bërë Shqipëria nuk ka shumë kohë për humbur ne jemi mazhoranca dhe jemi e vetmja forcë që mund ta çojë këtë vend para. Për 1001 arsye zgjedhjet e ardhshme do të konfirmojnë këtë mazhorancë.’- tha Rama.
/f.s