GJKKO sapo ka shpallur vendimin për ish-kryeministrin Sali Berisha, duke miratuar kërkesën e SPAK për arrest shtëpie me mbikqyrje policore.
Masa e sigurisë gjithashtu parashikon ndalimin e komunikimit me persona që nuk jetojnë në një banesë me Berishën.
Pas vendimit të GJKKO pritet që policia të kryejë ekzekutimin e masës.
Nga ana tjetër pala mbrojtëse do të ketë mundësi që vendimin ta ankimojë në Apel.
/f.s