Sali Berisha i pyetur për burgosjen e kundërshtarit të tij politik Fatos Nano dha një përgjigje ashtu siç i leverdiste, në situatën ku ndodhet pas vënies nën hetim nga SPAK.
Por Sali Berisha, jo nga padija apo mos-pasja informacion, e harroi një fakt të rëndësishëm. Atë se Fatos Nano e vijoi betejën ligjore dhe qershorin e vitit 1999, fitoi pafajësinë në Gjykatën e Faktit të Tiranës duke përligjur qëndrimin e PS në opozitë se kryetari i tyre ishte një i burgosur politik nga Sali Berisha.
Fatos Nano udhëheqësi socialistëve do të arrestohej në zyrën e prokurorit Fatos Dervishi më 30 Korrik 1993.
Sipas prokurorëve njëri prej tyre Genc Gjokutaj sot avokat i zotit Berisha, Fatos Nano kishte shkelur procedurën e blerjes së mallrave duke diktuar firmën ku do të bliheshin këto mallra.
Prokurorët në aktakuzë i thanë gjykatës se firma “Levante Company”, një kompani italo-jugosllave ishte sjellë në Shqipëri nga Ajdin Sejdia, përfaqësues i Iliria Holding dhe i akuzuar nga demokratët për favore nga Nano dhe Farudin Hoxha.
Fatos Nano do të dënohej me 12 vjet burg më 3 Prill 1994. U dërgua për të vuajtur dënimin në burgun e Bënçës në Tepelenë.
Në vitin e mbrapshtë 1997, kur u shpërthyen burgjet Nano nuk u largua nga Bënça por i drejtoi një kërkesë ish ministrit të drejtësisë të kohës i cili dha OK për të shkuar në familje.
Një javë më pas presidenti i asaj kohe Sali Berisha, do të firmoste faljen e kundërshtarit të tij politik.
Socialistët ngulmuan dhe ngulmojnë sot e kësaj dite, se burgosja e liderit të tyre ishte tërësisht politike e orkestruar nga Sali Berisha./Muhamed Veliu
/a.d
Sali muti kaka gjokutaj baxhanak i qeni t.
Kur Nano ne gjykaten e larte del i pa fajshem ,ate here dy prokuroret ,Gjokutaj dhe Qeleshi duhet te ishin te pandehur per abuzim politik te drejtesise ! Faji eshte i Nanos qe nuk i pasi ti bashke me gjykatesit e plepave