Juristja Brisida Gjikondi dhe avokati Genc Gjokutaj janë përfshirë në një debat mbrëmjen e sotme në studion e emisionit “3D” në RTSH, teksa po diskutohej në lidhje me procesin gjyqësore në ngarkim të ish-kryeministrit Sali Berisha.
Avokati i Berishës, u shpreh se vendimi u shty sërish në seancën e sotme për shkak të kërkesës së përsëritur të tyre për përjashtimin e gjykatëses Irena Gjoka.
Nga ana tjetër, Gjikondi tha se po përdoren shtigjet ligjore për të zvarritur seancën, ndërsa bëri deklaratën e fortë se mbrojtja e Berishës po bëhet “me stilin e Dritan Dajtit”.
Debati:
Gjokutaj: Ne e kemi bazuar në dispozitat e posaçme të procedurës penale. Shkaqet që ne paraqesim e detyrojnë gjykatësin të heqë dorë vetë pa ja kërkuar ne, ajo refuzon.
Gjikondi: Riemërimi i Berishës nuk e zeron problematikën e konfliktit të interesit?
Gjokutaj: Bëhet fjalë për gjykatësen Irena Gjoka. Kjo është shpikje e mendjeve që nuk e duan përjashtimin.
Gjikondi: Pse pret ta çojë Gjykata në Gjykatë Kushtetuese, pse nuk e çoni ju?
Gjokutaj: Nëse bazohemi te kodi i procedurës…
Gjikondi: E keni ulur nivelin e Berishës në nivelin e Dritan Dajtit, për procedurë po zvarrit dënimin e tij. Për standardin që ka Berisha mendon që varianti ku ka ligje ka dhe shtigje është mbrojta e duhur?
Gjokutaj: Unë po them kodi i procedurës…
Gjikondi: Po flasim për një person që ka qenë në krye të shtet shqiptar nuk është në standardin e tij kjo.
Gjokutaj: Lere standardin e Berishës se nuk jemi këtu për standardin
Gjikondi: Jo mo jo se stilet që po përdor janë të njëjtat që ka përdorur Dritan Dajti
Gjokutaj: Ti karshi figurës së Berishës e ke zbuluar veten
Gjikondi: E kam zbuluar e hapur fare jam, kush të tha që jam kamufluar?
Gjokutaj: Zoti Berisha mund të shkojë në Gjykatën Kushtetuese por pasi të kalojë njëherë shkallët
Gjikondi: Këto nuk janë shumë të ndershme si stile. Nga gjyqtarja që ky nuk e njeh i thotë që këtë çështjen çoje në gjykatë Kushtetuese. Duhet ta çojë vetë gjykatësi. Çojeni ju, apo nga Gjykata Kushtetuese ju tha njëherë jo
Gjokutaj: Po ti nuk ke bërë njëherë gjyq, kjo është e tmerrshme
Gjikondi: Goditjet poshtë brezi nuk më prekin fare
Gjokutaj: Unë nuk mund të përballoj një njeri që flet si në miting
/a.r