Të shtëna me armë zjarri janë raportuar mbrëmjen e sotme (28 dhjetor) në Fier, në rrethrrotullimin pranë Bashkisë.
Mësohet se nga të shtënat është plagosur një person, ndërsa autori i kësaj ngjarjeje është shoqëruar në komisariat.
Policia ka mbërritur në vendngjarje.
Ende nuk dihen shkaqet që çuan në përdorimin e armës./m.j