Deputetët e Kuvendit të Serbisë, Janko Veselinoviç dhe Danijela Grujiç, kanë njoftuar se do ta ndërpresin grevën e urisë pas këshillimit me mjekët.
Dy përfaqësuesit e opozitës nis grevën në shenjë proteste ndaj rezultatit të zgjedhjeve të parakohshme në Serbi, ku partia në pushtet e presidentit Aleksandar Vuçiç ruajti pushtetin.
Veselinoviç ka njoftuar në Twitter se të dy politikanët janë vendosur në Qendrën Klinike të Vojvodinës.
“Ne jemi mirë. Mos u shqetësoni. Nuk e kemi përfunduar ende grevën e urisë. Por, me këshillën e mjekut do ta ndërpresim sot”, ka shkruar Veselinoviç në platformën X.
Grujiç filloi grevën e urisë më 21 dhjetor, ndërsa Veselinoviç dy ditë më vonë sipas mediave serbe./m.j
Danijela i ja smo smešteni u bolnicu, Klinički centrar Vojvodine. Dobro smo. Ne brinite. Još nismo prekinuli štrajk glađu. Ali na savet lekara ćemo to danas učiniti. Imamo jednu molbu za sve vas. U subotu budite u Beogradu u 12.00. I još nešto – krađa ne sme da prođe.
— Janko Veselinovic (@j_veselinovic) December 28, 2023