Është ndarë nga jetë regjisori i filmit “Gjirokastra”, Juri Arabov. Mësohet se kineasti i famshëm rus është ndarë nga jeta në moshën 69 vjeçare.
Arabov ishte një personalitet botëror në fushën e kinematografisë, i nderuar me çmime ndërkombëtare si skenarist dhe ushtronte detyrën e shefit të katedrës së skenarit në Akademinë e Arteve të Moskës.
Ngjarjet e filmit artistik shqiptaro-rus, xhiruar në Gjirokastër në dhjetor 2019, mbështetur mbi motivet e veprës së Kadaresë, lidhen me fatin e trishtë dhe kalvarin dramatik që kaluan me dhjetëra familje shqiptaro-ruse pas prishjes së marrëdhënieve mes Shqipërisë dhe Bashkimit Sovjetik në vitin 1961.
Ai është nderuar nga Bashkia e Gjirokastrës me çelësin e qytetit në një ceremoni të veçantë që u mbajt në shtëpinë Kadare.
Filmi i parë i xhiruar në Gjirokastër është filmi “Skënderbeu”, bashkëprodhim ruso-shqiptar në muajin mars të vitit 1953 kur aktorët rusë me në krye aktorin e njohur Akaki Horava u pritën dhe u përshëndetën nga banorët e qytetit./m.j