Gjatë një takimi informal me gazetarët, kreu i SPAK, Altin Dumani, u pyet në lidhje me fazën në të cilën ndodhet hetimi për çështjen McGonial.
“Ne nuk mund të japim asnjë informacion. Kemi patur një kallëzues, z. Gazment Bardhi, të cilin e kemi informuar për gjithçka që ka kërkuar, pasi e kemi detyrim ligjor informimin e kallëzuesit. Por i kemi kërkuar të nënshkruajë mbi ruajtjen e sekretit hetimor dhe të mos bëjë publik informacionin e marrë”, u shpreh Dumani.
Në lidhje me hetimet e këtij viti Altin Dumani tha: “Në 2023 kemi dyfishuar numrin e hetimeve proaktive. Vetëm për këtë vit ka 68 çështje të nisura kryesisht, duke mbajtur rekordin e 3 vjetëve SPAK. Çështjet të ndara, krim dhe korrupsion. Indiciet janë marrë nga mediat, deklaratat e politikanëve dhe burime të agjentëve të BKH.”
/a.r
Kerkesa per mos nxjerrje te sekretit per Bardhin eshte e drejte,por kete zotnin qe krijoi grupet paramilitare per zgjedhjet ne Elbasan ku pengoi policine per arrestimin e vradesit e keni hetuar . Ky ben te fortin se e lejoni ju se per njerezit ky eshte frikacak pa kontribut ne politike.USA ta nxjerri non grata kete moster qe del kunder politikes se saj ne menyre te hapur