Deputeti Flamur Noka është shprehur se kryetar të PD sheh vetëm Sali Berishën.
Këtë e tha kur u pyet në emisionin “Now” në Euronews Albania, nëse do që në krye të PD të jetë e bija e Berishës Argita Malltezi.
Teksa tha se për këtë të fundit ka respekt, Noka kujtoi se Malltezin e ka lutur në vitin 2013 që të marrë drejtimin e partisë por që ajo nuk ka pranuar.
“Unë liderin e PD–së e kam dhe nuk jam në kërkim të liderit, kush është në kërkim të liderit të vazhdojë ta kërkojë. Unë sot për sot Argitën e respektoj pafund. Unë sot kam lider Berishën sepse ka marrë votën e demokratëve. Është i mandatuar si kryetar i PD-së. E kam lutur dikur Argitën që të merrte në dorë partinë, por nuk ka pranuar”-tha Noka.
/a.d