Protesta e udhëhequr nga Sali Berisha u zhvendos përpara godinës së selisë së Partisë Socialiste.
Në fjalën që mbajti përpara Gjykatës së Lartë ku demokratët protestuan në pritje të vendimit për vulën e PD, Berisha akuzoi Kryeministrin Edi Rama se ka vendosur diktaturë moderne në Shqipëri, njësoj si në Rusi e Bjellorusi, siç u shpreh vetë ai.
Më pas turma qëndroi për disa minuta para selisë së PS, të cilën Berisha e quajti “selia e krimit”.
Militantët shpërthyen në akuza ndaj Kryeministrit Edi Rama.
“O kriminel, o hajdut, qeveri e drogës”, thanë ata ndër të tjera.
Forca të shtuara policore qëndronin para selisë së PS, si dhe shoqëronin marshimin e demokratëve për të garantuar rendin dhe sigurinë.
Ndërkohë kjo është pjesëmarrja sot në protestë:
Aq do jene gjithmone .Standart
Hani tum hani