Kryeministri i Katarit Sheikh Mohammed bin Abdulrahman Al Thani zhvilloi mbrëmjen e së martës një bisedë telefonike me presidentin amerikan Joe Biden.
Lajmi është bërë i ditur nga agjencia e lajmeve e Katarit Qna. Siç raportohet, dy liderët diskutuan zhvillimet e fundit në Gaza dhe rreth territoreve të pushtuara palestineze.
Po ashtu, gjatë bisedës ata diskutuan edhe për tentativat e përbashkëta ndërmjetësuese për të arritur një armëpushim të përhershëm.
“Gjatë bisedës telefonike, përcjell Qna, diskutuam për marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve mike dhe mënyrat e mbështetjes dhe zhvillimit të tyre, si dhe për çështjet kryesore rajonale dhe ndërkombëtare me interes të përbashkët”.
Nga ana tjetër, shefi i shtabit të ushtrisë izraelite Herzi Halevi deklaroi më herët se lufta në Gaza do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë.
/a.r