Analisti Kreshnik Spahiu është shprehur se Sali Berisha e ka ditur se do të izolohej, duke shtuar se ai ka ndjekur një strategji.
I ftuar në emisionin ‘Now’ në Euronews Albania, ai theksoi se nëse Berisha do të paraqitej në Gjykatë, do të kishte shmangur masën e arrestit shtëpiak.
“Berisha ka ndjekur një strategji deri në ditën e sotme. I ndërgjegjshëm për këtë moment penal dhe politik që do të vihej drejt një izolimi. Nëse Berisha do të donte ta shmangte arrestin, i kishte të gjithë mjetet dhe mënyrën për të mos shkuar te arresti, për t’u mjaftuar me masën ‘detyrim në paraqitej’. Mund ta ndiqte në Strasburg, por të paraqitej dy herë në muaj por ta ekzekutonte vendimin e Gjykatës.
Berisha është më i bindur se çdo kush tjetër që kjo që do i ndodh nesër nuk i ka ardhur nga regjimi politik i Edi Ramës. Po të ishte për regjimin e Edi Ramës Berisha nuk do arrestohej pas 10 vitesh , por pas 10 ditësh kur Rama erdhi në pushtet”-tha ai.
/f.s