Pavarësisht asaj se vetes së tyre mund t’ia sigurojnë një shtrat të rehatshëm dhe pushim të mjaftueshëm, duke pasur parasysh sasinë e parave në llogaritë e tyre bankare, disa yje nuk mund të flenë në mënyrë të qetë. Këta yje kanë pranuar se kanë probleme me gjumin, edhe pse numri i tyre është sigurisht shumë më i lartë.
George Clooney, 54-vjeçar, është shumë i suksesshëm në vendin e tij të punës dhe kohët e fundit më në fund u martua. Por pavarësisht gjithë kësaj, ai nuk fle në mënyrë të qetë.
“Çdo natë, pa përjashtim, zgjohem të paktën pesë herë”, tha ai në një rast. Në janar të vitit 2011, Rihanna, 28-vjeçare, kishte shkruar në mes të natës në “Twitter”, “Papritmas e gjithë heshtja u mbyt në zhurmën e mendimeve të mia. Nuk ka gjumë”.
Nëse në mbrëmje shfletoni internetin dhe kontrolloni e-mailin, truri juaj merr sinjale se ende nuk është koha për të fjetur. Pra, mos e përdorni telefonin dhe kompjuterin menjëherë para gjumit. Në rastin e Lady Gaga-s është më se e dukshme se sa shumë ajo i adhuron veprimet personale. “Dashuria ime për punën është aq e fortë, sa nuk mund të fle. Për tri ditë nuk kam vënë gjumë në sy. Jam shtrirë në shtrat dhe u përpoqa, por truri im ishte shumë aktiv”, tha ajo në një intervistë së fundi.
Pas adaptimit të birit Louis, Sandra Bullock, 51-vjeçare, fle shumë më pak sesa zakonisht. Në një intervistë, ajo ka pranuar se bën gjumë vetëm tri orë në ditë dhe thekson se nuk ndien vështirësi për shkak të kësaj. “Unë nuk dua që dikush tjetër të ketë kënaqësinë të ndërrojë pelenat e fëmijës tim. Asgjë nuk është e vështirë për të bërë për Luis-in”, pati thënë ajo. Por në këtë mënyrë ajo mund të dëmtojë Luis-in e vogël, sepse njerëzit që kanë mungesë gjumi më shumë gabojnë.